Diçka e papritur ka ndodhur me Instagramin e aktores së famshme Angelina Jolie. Ndjekësit kanë nisur t’i bëjnë “unfollow” aktores pas reagimit të saj për situatën në Rripin e Gazës.
Ata e kanë cilësuar si neutral reagimin e saj në rrjete sociale, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin se e ka nisur reagimin duke folur për Izraelin.
“Si miliona njerëz në botë, kam kaluar javët e fundit e nevrikosur me sulmin terrorist në Izrael, me vdekjen e kaq shumë civilëve dhe duke menduar se si mund të ndihmoj. Gjithashtu, po lutem për rikthimin e menjëhershëm dhe të sigurt të çdo personi që është marrë peng dhe për familjet, të cilat mbajnë peshën e paimagjinueshme të vrasjes së një njeriu të dashur. Mbi të gjitha, për fëmijët e vrarë dhe për shumë fëmijë që kanë mbetur jetimë. Ajo që ka ndodhur në Izrael është një akt terrori, por nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm me bombardimet e popullsisë civile në Gaza, të cilët nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë akses në ushqime dhe ujë, nuk kanë mundësi evakuimi dhe as të drejtat bazike njerëzore që të kalojnë kufirin. Jetët e palestinezëve dhe izraelitëve – dhe jetët e gjithë njerëzve kudo në botë – kanë të njëjtën rëndësi”, u shpreh aktorja.
Ndërsa ka pasur edhe një mori komentesh të cilët kërkojnë drejtësi për Palestinën.
“Pse gjithë të famshmit e nisin duke folur për Izraelin? Që të jeni në anën e sigurt? Izraeli ka vrarë më shumë se 7000 njerëz, më së shumti fëmijë. Pse s’i quani “terroristë”?”, shkroi një ndjekës.
“Deklarata jote është konfuzuese. Po përpiqesh të jesh neutrale? Si dikush që ka punuar nga afër me refugjatët, duhet ta dish më mirë historinë”, komentoi një tjetër ndjekës, duke shtuar që si fans është i zhgënjyer me qëndrimin nga “krahu i sigurt”. “As fjala “gjenocid” nuk duket”-shkroi një tjetër pro Palestinës.