Gjykata e Posaçme pezullon me një vit gjykimin për çështjen e privatizimit e fabrikës “Buka sh.a.” ku i pandehur është edhe ish-kryeministri Arben Ahmetaj. Gjykimi për këtë dosje është pezulluar për shkak se Arben Ahmetaj ndodhet në arrati dhe seanca nuk mund të zhvillohet në mungesë pasi avokatët e tij nuk legjitimohen në këtë proces.
Sipas GJKKO-së, avokatët e Ahmetajt nuk kanë tagër për këtë proces, pasi ata kanë vetëm prokurë të përgjithshme, por jo për çështjen. Ndaj ish-zëvendëskryeministrit rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe se i ka shkaktuar dëm ekonomik shëtit gjatë procesit të privatizimit të këtij aseti.
Arben Ahmetaj është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dosjen e inceneratorëve.