Goditen dy raste të kontrabandimit të automjeteve në Korçë. Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi në serviset e tyre në qytetin juglindor i çmontonin mjetet në pjesë me qëllim për t’i shitur. Në pranga ka rënë 27-vjeçari Sh.G., banues në fshatin Voskop dhe është shpallur në kërkim shtetasit A.S., 50 vjeç.
Uniformat blu sekuestruan 36 makina që kishin ardhur kontrabandë nga Anglia në Shqipëri dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin e duhur. Me këtë veprimtari personat synonin edhe fshehjen e të ardhurave që do të përfitonin nga shitja e pjesëve të këmbimit të mjeteve.