Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim tre policët që u rrëmbyen dhe u mbajtën në burg nga Serbia disa ditë më parë.
Ajo u uroi mirëseardhjen në Kosovë si edhe ka falënderuar gjithë Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm.
“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, – u shpreh Osmani.