Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka postuar një foto prekese nga vrasja e padrejtë e rojes së Top Channel në oborrin e televizionit ku u ekzekutua Pal Kola. Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë.
“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.
Pal Kola, 60 vjeç, ishte duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 13:30, teksa të shtënat e kallashnikovit i morën padrejtësisht jetën. Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë.