Federata më e madhe e sindikatave e Izraelit ka zhvilluar një grevë kundër qeverisë dhe tentativave të saj për të rregulluar sistemin gjyqësor. Protestat masive që shpërthyen të dielën në qytetet përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin, u nxitën nga vendimi i kryeministrit Benjamin Netanjahu për të shkarkuar ministrin e tij të mbrojtjes, pasi ai u shpreh kundër legjislacionit të planifikuar.
Presidenti izraelit Isak Herzog është bashkuar me thirrjet që i kërkojnë qeverisë të ndalë miratimin e ligjit, duke thënë: “Sytë e gjithë botës janë mbi ju.”
Izraeli ka parë protesta disa mujore që kërcënojnë themelet e demokracisë izraelite. Sipas propozimeve, qeveria do të ketë kontroll mbi emërimin e gjyqtarëve dhe parlamenti do të fitojë pushtetin për të kapërcyer vendimet e Gjykatës së Lartë.
Nga mënyra se si zgjidhen gjykatësit, deri te ligjet për të cilat mund të vendosë Gjykata e Lartë, e deri te dhënia e pushtetit parlamentit për të përmbysur vendimet e Gjykatës së Lartë, ndryshimet do të ishin tronditjet më të rëndësishme për gjyqësorin e Izraelit që nga themelimi i tij në vitin 1948.
Çfarë do të thotë për palestinezët: Dobësimi i degës gjyqësore mund të kufizojë si izraelitët, ashtu edhe palestinezët në kërkimin e mbrojtjes nga gjykata të të drejtave të tyre nëse besojnë se janë sulmuar nga qeveria.