Moderimi i Big Brother Vip Albania 3 është kthyer në debat jo vetëm për Top Channel (siç thuhet), por edhe në rrjetet sociale.
Shumë zëra thonë se moderimin e BBVA do ta marrë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani, për shkak të një krisje mes kësaj të fundit dhe drejtuesve të TCH.
Mirëpo Lori Hoxha u ka dhënë fund thashethemeve për prishjen e raporteve me Arbanën. Me një postim në Instastory ajo tregon një gotë me emrin dhe logon e biznesit të ri të Arbanës, Bana’s.