Këngëtarja e njohur si Poni ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale. E ftuar në “Why not”, Poni ka treguar se bashkëshorti i saj është nga Vlora, madje i vetmi tolerant që kishte ky qytet.
Me humor, iu përgjigj pyetjes se nëse nuk do të kishte qenë nga Vlora, nga do ta merrte partnerin, ajo tha se mori të vetmin tolerant që kishte mbetur në Vlorë.
“Mendoj se çdo gjë është e shkruar, kur kam qenë e re mendoja se nuk do të merrja kurrë një burrë nga Vlora sepse me natyrën që kam që kemi atë 5 minutshin tonë klasik nuk do të më duronte njeri. Me thënë të drejtën mendoja se mund të ndodhte diçka në Shqipërinë e Mesme se janë më të butë. Por intuita më la në baltë se dhe shkova aty ku e kishte shkruar zoti. Gjeta një vlonjat tolerant i vetmi që ishte e mora unë,”- u shpreh mes të tjerash këngëtarja.