Këngëtari Gold Ag është arrestuar ditën e djeshme në Greqi.
Në një postim në rrjetet sociale ai tha se është ndaluar nga policia greke teksa po kontrollonin pasaportat dhe është mbajtur gjithë natën në rajon.
“Mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë. Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm. Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend“, tha ai.