Policia e Kosovës ka nisur ditën e sotme që të tërheqë një pjesë të forcave speciale nga veriu i Kosovës. Me këtë veprim të ndërmarrë nga qeveria, ka filluar edhe implementimi i zotimit që Kosova i ka dhënë Bashkimit Europian.
Reduktimi i policëve është pjesë e planit katër-pikësh të dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë, për shtensionim të situatës në veri.
Marrëveshja parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit. Forcat e policisë janë tërhequr paralelisht në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.