Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë çifti më i famshëm në mediat rozë aktualisht. Që pas rikthimit të tyre, ata nuk i kursejnë postet dhe dedikimet për njëri-tjetrin, por kësaj here është paksa e dyshimtë.
Moderatorja publikoi një foto krah partnerit të saj, por e gjithë vëmendja u kthye nga komenti i mikeshës së tyre.
Semi Jaupaj, mikeshë e ngushtë e të dyve ka komentuar një emoji nuseje dhe fansat e kanë interpretuar si sinjal që një dasmë po afron.
“Ka ndonjë risi?”, “Kemi dasmë?”, “Kur është data e dasmës?”- kanë vërshuar komentet nga ana e ndjekësve.
Nëse është e vërtetë që dasma e shumëpritur po afron na mbetet veç të presim për ta zbuluar.