Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 2 një gjë është e sigurt, që asnjëherë nuk ka qetësi dhe në çdo moment zhvillohet një debat i ri dhe një ngjarje e re.
Së fundmi, Luizi e pyeti Tean nëse ajo mendon se Armaldo, Kristi dhe Olta janë frikacakë. Kjo pyetje acaroi Kristin, i cili i tha Luizit se frikacaku më i madh në shtëpi është ai. Ky i fundit madje e cilësoi treshen Olta-Kristi-Armaldo, si “lepuj”.
Ky term krijoi debat mes Luizit e Kristit. Ai i tha Luizit që atë fjalë të mos e përmend më. Kristi i tha Luizit të tregojë respekt dhe të mos e banalizojnë bisedën. Por, sipas Luizit, termi “lepur” nuk tregon banalitet.