Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në orët e vona disa persona kanë sulmuar me granatë dore ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut.
“Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit të komunës së Mitrovicës, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të policisë’, thuhet në deklaratën e policisë.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.