Shëndeti i Bruce Willis vazhdon të përkeqësohet. Aktori 67-vjeçar njoftoi disa muaj më parë se do të tërhiqej nga skena për shkak se vuante nga afazia por duket se tani gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar më tepër. Burime për mediat e huaja kanë thënë se ai nuk flet më.
“Ai nuk flet më dhe nuk kupton më shumë se çfarë thonë njerëzit e tjerë. Familja e di se Bruce nuk do të jetë përgjithmonë, kështu që ata po shijojnë çdo moment së bashku. Vajzat nuk mund ta imagjinojnë Krishtlindjen pa Bruce”, zbuloi një burim për Radar Online.
Bruce ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse.