Republika e Çekisë do të dërgojë ambasadorin e vetë në Prishtinë për herë të parë, 15 vjet pasi e njohu pavarësinë e Kosovës. Emërimi i ambasadorit u njoftua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë.
Presidenti Petr Pavel ka emëruar ambasador në Kosovë Bohumil Mazanekun, me propozimin e Qeverisë. Qeveria e ish-kryeministrit Mirko Topolanek njohu pavarësinë e Kosovën në vitin 2008.