Këngëtari i ritmeve latine dhe pop Enrique Iglesias tha se është shumë i lumtur dhe i emocionuar që do të performojë për herë të parë në Shqipëri. Gjatë takimit me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili i dhuroi “Çelësin e Tiranës” këngëtari theksoi se ndihet në presion, pasi dëshiron të dhurojë një natë magjike për shqiptarët.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur të jem këtu. Unë jam shumë i emocionuar, por edhe pak i stresuar, pak në presion, por jo sepse jam në Shqipëri, por se çdo herë që ngjitem në skenë e ndiej atë presion sepse dua të dhuroj një shoë të mirë. Sonte do të jetë një natë magjike dhe unë e di që të do të jetë,” – u shpreh Iglesias.