Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në inagurimin e shkollës në Qesarake e cila ka marrë emrin e Klodian Tanushit, majorit që humbi jetën në krye të detyrës në Letoni.
Ai nuk ka lënë pa përmendur situatën në të cilën ndodhet sistemi universitar dhe kjo për shkak të bojkotimit që pedagogët kanë vendosur të bëjnë nëse nuk do të kenë rritje pagash. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kërcënimet për grevë urie i bëjnë vetëm njerëzit pa fe, pa flamur, pa din e pa iman.
‘‘Grevë urie për rroga nuk bëjnë prindërit e këtyre të cilët me siguri shumica i kanë të ardhurat më pak se SHIK-si që urdhrat i merr nga fortorja e baltës, por nuk bën grevë urie. Është institucion i lartë për të cilin luftohet për të drejta themelore, aq më tepër në këto kushte rritjen më të madhe për rroga e kanë pasur pedagogët, nuk iu është rritur rroga 15% mësuesve, që janë bashkë me fëmijët këtu, edhe pse kanë punë më të vështirë se shumë prej atyre që mbajnë emrin e pedagogët. Si mundet një misionar i arsimit të deklarohet publikisht se nuk ia vlen të jesh pedagogë. Ai s’mund të jetë më pedagog, është autonomia dhe nuk ështe e drejta jonë t’u tregojmë vendin”, tha Rama.
Rama e ka mbyllur fjalën e tij duke thënë se shumica e pedagogëve nuk janë këta që duan të ndërmarrin grevë urie, sepse sipas kreut të qeverisë, nëse do ishin shumica si ata do ishim në alarm, më të madh se inflacioni i luftës.