Jude Bellingham është shndërruar në emrin më të lakuar të merkatos së futbollistëve. Lojtari i Borussia Dortmund po kërkohet nga një numër i madh skuadrash dhe ky fakt po shfrytëzohet në maksimum nga gjiganti i Bundesligës gjermane. Sipas asaj që raportojnë mediat, Dortmund ka kërcënuar me shifra të kripura skuadrat e interesuara për Bellingham, duke tentuar që ta mbajë sa më larg tyre.19-vjeçari i kombëtares angleze vlen plot 150 milionë euro sipas drejtuesve verdhezi dhe kushdo që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë këtë shifër për ta bërë të tyrin.
Belligham ka shënuar deri më tani nëntë gola dhe dy asistime në 17 paraqitje, për të qenë tepër vendimtar për Dortmundin. Liverpool është skuadra e interesuar për të firmosur me talentin, ekip që vitet e fundit ka qenë një klient i rregullt në dyert e Dortmund. Pavarësisht shifrës, “The Reds” janë të etur për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit, megjithatë do të ketë një konkurrencë të fortë për ta blerë. Në gjurmët e tij gjenden edhe skuadrat e tjera angleze, Chelsea, Manchester City e Manchester United, ndërsa në garë janë edhe gjiganti i La Ligës, Real Madrid./ Klan News