Fero nuk është më pjesë e skenës që në momentin që vendosi të bëhej pjesë e fesë islame. Por me largimin nga muzika dhe TikTok ku gjeneronte të ardhura, ai si duket ka vendosur t’i futet një rruge tjetër. Sipas burimeve, Fero po planifikon të bëhet pjesë e botës së biznesit.
I riu nga Gjilani dëshiron të merret me kriptovaluta, pasi ai këtë e konsideron pune “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame. Ai transformoi veten rrënjësisht, gjithashtu edhe duke marrë një emër të ri arab, Khattab. Kujtojmë që ndaj tij janë hapur akuza penale, nga ish-gruaja e tij modele, Arbenita Ismaili për dhunë në familje.