‘Martesa’ e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2 është një ndër ngjarjet më të komentuara të momentit. Dasma e organizuar ishte e ngjashme me një dasmë të vërtetë dhe pas kësaj erdhi edhe puthja e shumëpritur nga Luizi dhe Kiara.
Menjëherë pas kësaj puthje, kanë pasur shumë puthje të tjera dhe duket se çifti i sapoformuar në Big Brother po kalon orë të qeta dhe të lumtura pranë njëri-tjetrit. Por duhet thënë se fansave të tyre nuk u shpëton asnjë detaj dhe së fundmi është vënë re se Luizi dhe Kiara kanë filluar të ndiqen në rrjetet sociale. Si duket personat që menaxhojnë faqet e tyre të Instagramit e kanë çuar këtë lidhje në një tjetër stad.