Pas përfundimit të edicionit të dytë të “Kepit të Vipave”, Ronaldo Sharkën do ta shohim sërish në ekranin e Top Channel.
Në një postim të ndarë në Instagram, Ronaldo tregoi se do të jetë pjesë e emisionit “Përputhen”. Ai ka treguar se i është besuar një pozicion i rëndësishëm, por pa dhënë shumë detaje.
“Jam shumë i lumtur që Olsa Muhameti dhe Top Channel më besuan pozicionin e rëndësishëm në “Përputhen”. Ndihem i vlerësuar, para është një rrugë e gjatë, në të cilën si gjithmonë, me mbështetjen tuaj, besoj fort se do ia dal”, ka shkruar Ronaldo.