Edhe pas daljes nga shtëpia e famshme e Big Brother Vip Albgania, banorët nuk janë larguar nga vëmendja e ekranit. Debati mes Ronaldo Sharkës dhe çiftit Luiz-Kiara, u kthye në temë diskutimi pas përplasjes së tre ish-banorëve.
Së fundmi, ndjekësit kanë pyetur në Instagram Ronaldon se si i ka marrëdhëniet me Kiarën dhe Luizin. Ronaldo ka thënë se pret që çifti t’i kërkojnë falje dhe ai do ta pranojë.
“Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë”, ka thënë Ronaldo.