Parlamenti i Suedisë miratoi të mërkurën me shumicë dërrmuese legjislacionin e nevojshëm për anëtarësimin e vendit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Kjo është raportuar nga agjencia SVT.
Për miratimin e anëtarësimit të vendit në NATO, që përfshin refuzimin e statusit të jo-angazhimit votuan 269 deputetë, 37 votuan kundër dhe 43 të tjerë abstenuan.
Vendimi i parlamentit i jep qeverisë suedeze “dritën jeshile” për t’u anëtarësuar në NATO pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ratifikojnë kërkesën e Suedisë.
Kështu, Riksdag miratoi pranimin e Suedisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe një sërë ndryshimesh legjislative që do të hyjnë në fuqi në ditën e vendimit të qeverisë.
Ndër të tjera, sugjerohet që në rast lufte apo kërcënimi për luftë, qeveria duhet të jetë në gjendje t’i drejtohet NATO-s për mbështetje ushtarake vetë, pa një vendim të parlamentit.
Qeveria do të ketë gjithashtu të drejtën t’i kërkojë NATO-s mbështetje ushtarake për të parandaluar shkeljet e integritetit të territorit suedez si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje.