Një debat i tensionuar është zhvilluar së fundmi mes banoreve Xhuli Nura dhe Mbresa në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ato kanë qenë në oborr ku kanë zhvilluar një bisedë me tone të larta me njëra-tjetrën. Madje Mbresa në një moment ka përmendur termin “lavire”, duke i thënë Xhulit se nuk ka nevojë t’ia thotë si fjalë për të treguar se si vërtet e sheh në lojën e saj.
“S’kam nevojë askujt t’i them ‘lavire’ për t’i fituar 200 mijë euro”, i ka thënë Mbresa-Xhulit mes të tjerash.
Ndërkohë Xhuli vet e ka mohuar të ketë përdorur këtë term ndaj Mbresës, por kjo e fundit ka insistuar se ka dëgjuar që modelja drenicase është shprehur në këtë formë.
Mbresa dhe Xhuli për një kohë të gjatë kanë ruajtur një raport të mirë me njëra-tjetrën dhe janë cilësuar nga banorët e tjerë si “aleate” në lojën e tyre, por duket se një aleancë e tillë më nuk ekziston.