Armina Mevlani ka ndarë eksperiencën e saj nga pushimet në jug të Shqipërisë. Ajo u shpreh e shqetësuar për kushtet dhe çmimet e larta njësoj si në Mykonos, ndërsa shtoi se ka parë që në bregdet derdheshin ujëra të zeza.
Blogerja e njohur u shpreh në emisionin “Goca dhe Gra” se një tjetër shqetësim për të janë dhe disbalanca e klasave që vizitojnë të njëjtat plazhe, duke bërë një kategori personash të kthehen në shqetësim për pushuesit.
“Çfarë më shqetëson mua personalisht. Unë mundohem të bëj fundjava të shkurtra sepse në pjesën e gjatë, kam pasur rezerva sa i përket jugut. Ne kemi një të keqe, një pikë të caktuar të kohës, në një natyrë të virgjër e të bukur, derdhen ujëra në breg. Uji bëhet me flluska, ky më duket ndër problemet më të mëdha. Në Livadhe në Dhërmi, në orë të drekës. Higjiena e shezlongeve. Shkon paguan 50 euro si në Mykonos dhe i ke pis. Më ka ndodhur edhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf me familjen apo shoqërinë dhe ngjitur mund të të vijnë “laca” me varëse floriri që fillojnë… Është një gjë që duhet zgjidhur”, tha Armina. /panoramaplus