Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit dje nga SPAK ku u arrestua Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasannega dhe disa persona të tjerë.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behar Bajri i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen por më vonë rezulton se vrasjet i kanë kryer shtetas shqiptarë.
Në bisedat mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm që vrasja të kryhet.
Ende nuk është e sqaruar nga grupi hetimor se për çfarë vrasje bëhet fjalë por dyshohet se ata flasin për vrasjen e Gjin Ndojit i cili u ekzekutua në vitin 2020. Madje grupi hetimor sqaron se të dyshuarit i shkuan edhe në varrim të ndjerit Gjin Ndoji.