Rekord botëror në garat e shpejtësisë në ambiente të mbyllura. Protagonist është bërë Jake Hughes, i cili me makinën e tij, Gecn3 të Formula e kapi shpejtësinë e 218.71 km/h.
‘Është e pabesueshme të jesh mbajtësi i rekordeve botërore të shpejtësisë në ambiente të mbyllura. Kur po drejtoja makinën nuk e kuptoja se çfarë po bëja dhe a do të vendosja rekord. Kur e pashë tabelën elektronike me kohën e shpejtë, aty e kuptova se realizova ëndrrën. Do ta ruaj përgjithmonë këtë moment’, u shpreh piloti rekordmen Jake Hughes.
Rekordi i mëparshëm si shpejtësia më e lartë e arritur nga një automjet në ambiente të mbyllura ishte 165.20 km/h i vendosur nga shoferi amerikan Leh Keen me një makinë sportive Porsche në vitin 2021.
Ngjarja e mbajtur në Londër u diskutua mes Hughes dhe kampionit brazilian, Lucas di Grassi. Pista e gjatë prej 2.09 kilometrash kërkonte vëmendje të madhe nga garuesit, ndërsa rekordi duhej të vendosej në distancën e drejtë prej 346 metrash.