Jennifer Lopez ka anuluar 7 koncerte për turin e saj pa dhënë asnjë shpjegim. Fansat e JLo vunë re se faqja Ticketmaster kishte shtuar shënimin e anulimit të koncerteve në Nashville, Raleigh, NC, Atlanta, Tampa, Fla dhe New Orleans. Ajo që i bëri edhe më kurioz fansat ishte se shfaqjet në Cleveland dhe Houston të lajmëruara më herët ishin fshirë fare nga website i kompanisë.
Turneu i JLo ishte parashikuar të zhvillohej në datat 20-31 gusht dhe do të ishte turneu i saj i parë që prej vitit 2019 me ‘It’s My Party’, ku artistja fitoi mbi 50 milionë dollarë nga bileta shitura. Ky anulim lë hije dyshim se pse u kalua në heshtje pa dhënë shpjegime.
Më herët në një dokumentar Lopez rrëfeu frikën nga vetmia dhe e përlotur shtoi se ka përjetuar edhe abuzime psikologjike.