Spektakli i mbrëmshëm i Big Brother VIP nisi me një lajm ‘bombë”. Në show u shfaq një foto e Kristi dhe Zhaklina Lekatarit duke u puthur. Menjëherë më pas ka nisur diskutimi. Por Kristi shpjegoi si ka ndodhur ngjarja.
Arbana: Opinionistja jonë këtë vit ka një konflikt interesi le të themi me një nga banorët.
Kristi: Po kjo ka një vit, që kur ishim në një emision dashurie. Ne jemi në marrëdhënie platonike.
Olta: Ë kishe harruar të na i thoshe këtë detaj
Kristi: Ka ndodhur se në show më thoshin që unë nuk jam romantike dhe ishte per tu treguar të tjerëve se mund të kemi një marrëdhënie pa komplekse dhe u çuam dhe bëmë këtë puthje.