Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga përfundimi i Big Brother Vip Albania 2 mëritë dhe inatet mes ish-konkurrentëve vazhdojnë edhe sot.
Së fundmi, ka qenë Ronaldo Sharka që ka rihapur “hesapet e vjetra” me Oltën.
Disa muaj më parë, brenda BBVA dy ish-konkurrentët kishin një debat me njëri-tjetrin dhe Olta komentoi dëshirën e tij për ushqimin.
“Mos u tall, të të vijë turp”- i tha Ronaldo por Olta nuk mori mësim nga hera e parë.
Kësaj rradhe, Ronaldo ka reaguar me një postim në Instagram, pas një komenti që Olta bëri në DWTS për peshën e tij.
“Olta, kjo grua bullizuese, e cila ka fobi njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë disa kilogramë të tepërta”, shkruan Ronaldo.