Olta Gixhari, një nga dy protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”, ka treguar se si ka lindur miqësia mes saj dhe Sara Hoxhës, partnerja e këngëtarit Ledri Vula.
E pyetur në “Ask” në Instastory, Olta ka thënë se Sara është një nga njerëzit që ia kupton shumë mirë humorin. “Sara është nga njerëzit që ma kupton në ajër humorin. Qeshim shumë bashkë”, shkruan Olta.
Sara Hoxha është po ashtu pjesë e komedisë romantike ku luajnë Gixhari dhe Luiz Ejlli.