India është aktualisht vendi më i populluar në botë dhe vlerësohet të “kërcënojë” Kinën me gati tre milionë banorë më shumë në mesin e këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Kombet e Bashkuara (OKB).
Të dhënat demografike nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Raporti i Popullsisë Botërore 2023, vlerësojnë popullsinë e Indisë në 1,4286 miliardë krahasuar me 1,4257 miliardë të Kinës, raportoi Reuters.
Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e tretë, me një popullsi të vlerësuar prej 340 milionë banorësh, që nga shkurti i vitit 2023, sipas raportit.
Ekspertët e popullsisë duke përdorur të dhënat e mëparshme të OKB-së parashikojnë se India do të kapërcejë Kinën këtë muaj. Por raporti i fundit nuk specifikonte një datë se kur do të ndodhte ndryshimi.
Zyrtarët e popullatës së OKB-së thanë se nuk ishte e mundur të specifikohej data për shkak të “paqartësive” në lidhje me të dhënat që vinin nga India dhe Kina, veçanërisht pasi regjistrimi i fundit i Indisë u krye në 2011 dhe ai i ardhshëm ishte planifikuar në 2021 u shty për shkak të pandemisë .
Megjithëse India dhe Kina do të përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë së vlerësuar globale prej 8.045 miliardë banorësh, rritja e popullsisë në të dy vendet aziatike po ngadalësohet, me një ritëm shumë më të shpejtë në Kinë sesa në Indi.