16 vite ka zgjatur pritja e Milanit për t’u rikthyer në gjysmëfinalet e Champions League. Kuqezinjtë eliminuan jo pa shumë vështirësi rivalët e Napolit, një kundërshtarë ndaj të cilëve shënoi një fitore dhe një barazim. Ecuri që ka sjellë eufori në kampin e skuadrës nga Milano, me mediat italiane që i kanë kushtuar një hapësirë të madhe skuadrës së Stefano Piolit. “Luani Milan, Napoli eliminohet, është gjysmëfinale” është kryetitulli i të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, që e shoqëron me disa prej yjeve të ekipit italian.
Euforike ka qenë edhe “Corriere dello Sport” që ka luajtur me pseodonimin e Milanit. “Aty është djalli, në gjysmëfinale pas 16 vitesh. Milan është në qiell, zemërimi i Napolit, mohohet një penallti”. Kalimi në gjysmëfinale është përshëndetur edhe nga e përditshmja torineze, “Tuttosport”, që faqen e parë ia ka kushtuar kuqezinjve, me heroin Olivier Zhiru. Një moment të francezit me sytë nga qielli, gazeta e shoqëron me fjalët “Shkëlqen Milan, Zhiru nga ferri në parajsë. Napoli qan”.