Kasti i “Në Kuadër të Dashurisë” ka qenë i pranishëm në premierën e filmit në Kosovë.
Dhe Dea Mishel e ka humbur këtë pritjen që fansat i bënë aktorëve pasi nuk arriti në orarin e duhur.
Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Dea, e cila luan rolin e mikëshës së Olta Gixharit ne film, ka treguar se ndihet shumë e turpëruar që nuk ka mundur të arrijë në orar.
Ajo ka ndarë në “InstaStory” një mesazh që ka shkëmbyer me nënën e saj
“Unë erdha këtu aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin“, shkruan Dea në mesazhin dërguar nënës së saj.
“Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem”, përgjigjet nëna e Deas.