Në një intervistë pas mbrëmjes finale të ‘Big Brother VIP Albania 2’, Zhaklin Lekatari ka folur për momentet e bukura dhe të vështira gjatë spektaklit televiziv.
Mes tjerash, ajo është pyetur nga gazetari i Top Channel në lidhje me deklaratën që u bë virale se dëshironte të shihte marrëdhënie intime brenda shtëpisë sa famshme.
Opinionistja ka thënë se ka qenë provokim dhe donte që Kiara Tito të binte në grackë.
“Në fakt, kur unë deklarova që ‘dua të shoh seks’ në shtëpinë e Big Brother, nuk është se doja vërtet të shihja seks, por ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur dhe për shkak të kthimit, të sjelljes që kishte pasur Kiara, apo të sjelljes së arrogancës që ajo po tregonte në ato momente.