Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Rigels Gjinaj, shqiptarin 34-vjeçar që akuzohet se në shtator 2022 ka vrarë Emanuel Rrokun në një bar në Turbigo të Milanos.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 16 shtatorit kur Rroku ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali përgjatë Via Allea Comunale në Turbigo. Mes tij dhe Rigelsit ka nisur një debat dhe më pas zënka agravoi dhe më pas Rroku nxori pistoletën gjysmë automatike dhe qëlloi të paktën tre herë.
Rigelsi ka deklaruar se ishte penduar për krimin. Sipas prokurorisë së Parmës 34 vjeçari ka qëlluar në një distancë prej 25 deri në 45 centimetra.
Në lokalin ku ndodhi vrasja është bërë ekzaminimi balistik. Policia e karabinierëve RIS në Parma, Itali, rindërtoi skenën, për të përcaktuar nëse ishte apo jo një vrasje me dashje
“Nuk doja të vrisja njeri, do të doja të kthehesha dhe të fshija gjithë këtë dhimbje”, deklaroi Rigels i cili përfundoi në burg për vrasje.