Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Togat e zeza vendosën dënimin me 4 vite burg nga të cilat i ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 8 muaj. Po ashtu për Duron u vendos edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtroje asnjë funksion publik.
Duro u shpall fajtore për akuzën e korrupsionit me tenderin për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës. Kjo ishte masa e dënimit e kërkuar edhe nga Prokuroria e Posaçme.
Sipas SPAK, Joana Duro, mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë ‘DRICONS’ për të fituar tenderin. Duro ndodhet në burg që prej 5 qershorit 2023, ndërsa GJKKO nuk ka pranuar që t’i lehtësojë masën. Ajo akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë”.