Përveç sukseseve që ka pasur këtë vit Dua Lipa në skenat botërore, ajo i ka kushtuar shumë rëndësi edhe biznesit të saj ‘Dua Lipa Limited’ dhe kjo gjë duket se nuk e ka nxjerrë ‘pa gjë fare’.
Sipas Daily Mail, kompania e Dua Lipës ka 21.6 milionë funte (24.5 milionë euro) të grumbulluara, nga 17.5 milionë funte (19.8 milionë euro) një vit më parë. Thënë kjo, Lipa i ka shtuar pasurisë së saj 4 milionë funte (4.5 milionë euro).
Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa nuk është vetëm menaxheri i këngëtares por edhe menaxheri i kompanisë së saj dhe duket se ka bërë një punë shumë të mirë në krye të kompanisë. Kjo e fundit po kthehet në një pemë që vijon të rrisë kokrra të fuqishme dhe të prodhojë para.