Revista Variety ka vlerësuar si këngën më të mirë të vitit 2023, “What Was I Made For?” nga Billie Eilish.
Balada e shkruar nga Eilish dhe vëllai i saj Phineas, u cilësua nga Variety si “kolona zanore më e mirë e filmit që nga “No Time to Die” për filmin e James Bond të vitit 2021.
Eilish, 22 vjeç, kryesoi listën e revistës me “Not Strong Enough” të boygenius dhe “First Person Shooter” të Drake që zënë vendin e dytë dhe të tretë respektivisht.