Erjola Doçi duket se është në një gjendje të rënduar psikologjike, pasi përjetoi një moment ankthi brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve për ta qetësuar, moderatorja u shpreh se mund të jetë nën ndikimin e magjisë së zezë.
Rrjeti ka shpërthyer në reagime, ku disa prej tyre nuk kanë qenë dhe shumë të këndshme kundrejt Erjolës.
Një ndër personat që shprehën mbështetjen ndaj Erjolës ishte dhe Kejvina Kthella, e cila postoi:
Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston. Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj. Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj.