Në Big Brother VIP Kosova çdo ditë e më shumë po zhvillohen dinamika të ndryshme.
Krahas eleminimeve nuk kanë munguar as largimet për arsye të ndryshme, po këtë herë është opinionistja e spektaklit, Afërdita Paqarada e cila ka vendosur të largohet nga pozita e saj.
Ish-Miss Kosova njoftoi gjatë ‘Prime’ që është hera e fundit që ajo do të jetë opinionistja e BB VIP Kosova.
“Sot do të jetë hera e fundit që unë do të ulem në këtë karrige dhe hera e fundit që do luaj rolin e opinionistes në këtë format, do të iki për arsye personale, më vjen mirë që po dalë prej një përvoje intensive dhe interesante”, tha ajo.
Ende nuk dihet se kush do ta zërë vendin e saj si opinioniste.