Aktori i humorit, Zef Deda, mbush një muaj që është ndarë nga jeta. Djali i tij, Jul Deda i ka bërë një dedikim prekës të atit.
Juli ka shprehur mungesën e babait teksa ka shprehur mall për të.
“Hej Bos, si je? U bë një muaj që nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marrë malli. Kemi edhe Krishlindjen nesër dhe kjo është hera e parë që ti feston me engjëjt, në parajsë, aty ku festohet më bukur se në tokë. Festo i qetë zemra ime…! Gëzuar Krishtlindjen. T’du fort Babo…!”, shkruan Juli.