Shtohen lëvizjet diplomatike për të qetësuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Zv.kryeministri njëherësh Ministër i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka bërë të ditur se po punohet për shtimin e forcave të KFOR në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, pas bisedave që ai ka pasur me Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtin.
“Italia, protagoniste e paqes në Ballkan. Bisedova me presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin Kurti. U kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve. Në marrëveshje me ministrin Italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto ne po punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përleshjeve të mëtejshme”, shkruajti në platformën e tij X ministri i Jashtëm i Italisë.
Reagimi i Tajanit vjen pas vrasjes së efektivit të policisë në veri të Kosovës dhe ekzekutimit të 3 nga agresorët e arrestimin e 6 të tjerëve.