Kosova feston sot 15-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të rëndësishme e gjithë Prishtina është zbukuruar me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Që herët në mëngjes po zhvillohen aktivitete për përvjetorin e pavarësisë. Për nder të kësaj feste, në Prishtinë u ngrit flamuri i Kosovës. Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje solemne ndërsa gjatë fjalës së tij kreu i ekzekutivit Albin Kurti teksa uroi 15 vjetorin e Pavarësisë u shpreh se Kosova është shembull i demokracisë në rajonin tonë i cili sipas tij ka shumë probleme.
Gjithashtu të gjithë krerët e shtetit dhe përfaqësues politikë zhvilluan homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. Në të gjitha ceremonitë po merr pjesë edhe Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Kreu i shtetit po qëndron në Prishtinë që prej ditës së djeshme ndërsa në qendër të vizitës është pikërisht 15 vjetori i pavarësisë.