“Në kuadër të dashurisë” vijon xhirimet në qytetin e Korçës, aty ku Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë parë bashkë në një tavolinë. Bashkë me ta shfaqen edhe aktorë të tjerë: Zamira Kita dhe Ndriçim Xhepa.
Për kamerat Olta ka thënë me shaka se është realizuar ëndrra e Luizit që të luajnë bashkë në një film. “Është realizuar ëndrra e Luizit që të luajmë bashkë”, u shpreh aktorja shqiptare.
Dyshja ishin rivalë të fortë në Big Brother Vip Albania 2, duke u shndërruar në protagonistët e reality show-t. Olta ndërpreu rrugëtimin e saj disa javë para finales së madhe, pasi nuk mund të qëndronte më larg vogëlushit të saj. Luiz Ejlli u shpall fitues i edicionit të dytë të BBVA.