Moderatorja e njohur Dojna Mema ka rrëfyer pengun më të madh në jetë.
Në një intervistë, Dojna tregoi se do ta ketë pishman gjithë jetën që nuk e bëri gjysh të atin sa ishte gjallë. Moderatorja u shpres se nëse do të kishte mundësi ta rikthente në jetë do ta bënte vetëm për djalin.
“Një nga pishimanet që kam është nuk arrita ta bëj gjysh, babin. Ajo plagë nuk shërohet kurrë thjesht mësohesh. Kur ti humbet një prind humb dhe botën që ai prind të ka dhënë. Më vjen keq që djali im nuk do njohë asnjë nga gjyshërit. Nëse do vinte dhe njëherë në jetë do doja të shihte djalin, jo mua”, tha Dojna.