Këngëtarja Greta Koçi pak ditë më parë tregoi se është në pritje të ëmbël, por nuk zbuloi shumë detaje madje as gjininë e bebit.
Por “enigma” zgjati vetëm pak ditë. Sot Greta bëri të ditur se është në pritje të një djali. Ajo u shfaq e qeshur me tullumbace ngjyrë blu.
Shtatzënia e Gretës u përfol disa javë më parë, por këngëtarja zgjodhi të na i tregonte ndryshe.