Madona është ndoshta një nga fytyrat më të famshme dhe më të njohura në të gjithë planetin. Mirëpo, kur doli në skenë për të dhënë një çmim në Grammys 2023 të dielën mbrëma, edhe fansat e saj më të përkushtuar u tmerruan.
Pa u habitur, shumë veta pyesnin veten se ç’lloj procedura kozmetike ka bërë këngëtarja 64-vjeçare. Kirurgët kryesorë plastikë anembanë botës janë të bindur se Madona ka vënë “shumë mbushës dhe botoks” ndërkohë që nuk përjashtojnë kirurgjinë plastike të fytyrës dhe të hundës.
Dr. Majkëll Horn, një kirurg plastik i çertifikuar nga Çikago, duke folur për DailyMail tha se beson se Madonna ka gjasa t’i jetë nënshtruar kirurgjisë kozmetike kohët e fundit.
“Gjatë viteve, Madona duket se i është nënshtruar shumë procedurave të kirurgjisë plastike. Kjo është e dukshme, sepse lëkura e saj është e shtrënguar dhe e tërhequr prapa pa rrudha. Sytë e saj duken gjithashtu më të vegjël, me shumë gjasa për shkak të tërheqjes gjatë pamjes. Madona në të kaluarën kishte një hundë natyrale që përputhej me fytyrën e saj. Duket sikur ajo ka pasur rinoplastitet, pasi kjo hundë e saj ka një majë të mprehtë dhe duket shumë e ngushtë,” tha Dr. Majkëll Horn.
Ai thotë se Madona i ka bërë këto në një masë aq të madhe sa nuk i lëvizë aspak mimika.