Këngëtarja Sia iu nënshtrua së fundmi një operacioni estetik për të bërë një lifting të fytyrës dhe publiku është mahnitur nga pamja e saj. Këngëtarja u shfaq me pamjen e re në ceremoninë e 5-të vjetore Daytime Beauty Awards në Los Angeles.
“Unë jam një yll i popit që zakonisht fsheh fytyrën time dhe nuk gënjen,” tha ajo në skenë. “Kam marrë një liftim fantastik të fytyrës nga Dr. Talei. Ai është i jashtëzakonshëm. Dhe ai po bën shumë punë të mira – dhe jo vetëm për yjet e popit të botës.”
Në fakt, artistja e “Chandelier” dikur ishte një fytyrë e panjohur dhe e mistershme për publikun. Ajo shfaqej gjithë kohës me një fjongo në fytyrë derisa një fans ia zbuloi padashje gjatë një koncerti.