Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë rreth orës 03:20 të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas njoftimit të policisë së Kosovës, nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy lokaleve dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet nëse ky episod ka lidhje me tensionet Kosovë-Serbi.